Parajsa e supermakinave të përdorura

“Ky është vendi ideal për të shitur pak mend. Për pasanikët e Emirateve, një makinë sportive luksoze është pjesë e stilit të jetesës dhe për këtë arsye, tregu i tyre do të jetë gjithnjë në lulëzim në Dubai”, thotë Mohamed Redha Abdulla, themeluesi i një pike shitjeje të supermakinave të përdorura.

“Petrodollarët” janë me shumicë dhe kjo lejon elitën e Dubait, vendas e të huaj, që të mbushin rrugët ma makina luksoze. Njerëzit zakonisht duan të shohin modelet më luksoze dhe i duan sa më shpejt. Kjo i ka hapur rrugë një biznesit të makinave superluksoze të përdorura, të cilat Nasrullah Chaudhry dhe Faiyaz Chand, i mbledh nga pasanikët që lodhen shpejt me makinat e tyre.

“Kemi këtu makina të përdorura që kanë vetëm 50 kilometra”, thotë Chaudhry. Mes tyre janë Lamborghini, Bentley, McLaren, Porsche, Ferrari dhe Bugatti, të cilat, edhe pse të përdorura, shiten për miliona dollarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN