Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Platformë e re në shëndetësi, Rama: Merr fund koha e krediteve false

Nga A2 CNN
22 Maj 2019, 16:55 | Aktualitet
Platformë e re në shëndetësi, Rama: Merr fund koha e

“E-learning” është platforma që nis aplikimin në sistemin e shëndetësisë, duke synuar rritjen profesionale të mjekëve shqiptar dhe dixhitalizimin e këtij sistemi.

I pranishëm në konferencën ku u bë publike kjo platformë, Kryeministri Rama përcolli një mesazh të qartë për bluzat e bardha.

“Nuk do të lejojmë më vazhdimin e aktivitetit të mjekëve që nuk kalojnë nga edukimi i detyruar në vazhdim, që është i sanksionuar në ligj. Koha e krediteve të marra me vërtetime false apo me lloj lloj artikujsh dhe kontributesh pa lidhje mbaron me këtë sistem.

Ky sistem i ri i jep mundësinë të gjithëve që realisht të shkojë në një nivel tjetër pasi ka një komoditet absolut dhe është i aksesueshëm nga një laptop kudo që ndodhesh, mjafton të kesh qasje në internet”, deklaroi në prezantimin e platformës, Kryeministri Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë