
Protestë për rezultatin e zgjedhjeve, 6 viktima dhe 200 të plagosur në Indonezi
6 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur. Është ky bilanci tragjik i protestave të dhunshme në kryeqytetin e Indonezisë.
Qytetarë të shumtë manifestuan kundër rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme pasi Komisioni Zgjedhor shpalli fitues Presidentin në detyrë, Joko Widodo me 55% të votave. Situata përshkallëzoi me dhunë dhe përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë, e cila përdori tej mase gaz lotsjellës.
Rivali i tij, Prabowo Subianto, pretendon se zgjedhjet janë manipuluar gjerësisht dhe kërkon që të sfidojë rezultatin e votimeve duke ngritur padi në Gjykatën Kushtetuese.
Autoritetet justifikuan veprimet duke thënë se u qëlluan për vdekje vetëm ata që nxitën dhunën dhe trazirat.
Wiranto, ministër i Ligjit, Politikës dhe Sigurisë, tha: “Armët e tyre ishin mbajtur në magazina. Prandaj është e pamundur që ushtarët të kenë vrarë civilë gjatë protestave. Viktimat ishin kriminelë dhe jo protestues, pasi ata sulmuan stacionet e policisë, dogjën makina dhe krijuan kaos”.
Megjithatë, ndryshe mendojnë qytetarët: “Protestat duhet të jenë paqësore, por forcat e sigurisë na provokuan. Vëllai ynë u vra pasi u qëllua me plumba. Qeveria e Indonezisë gënjeu kur tha se nuk përdori armë kundër nesh”.
Ndërkohë, opozita dhe qytetarët shprehen se protestat do të vijojnë.