Rama i përgjigjet Metës: Presim apelin e tij në mbrojtje të 30 qershorit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave nga Presidenti Ilir Meta në lidhje me qëndrimet e palëve politike pak javë para zgjedhjeve vendore.

Presidenti e cilësoi sistemin politik që ka buruar nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 si “sistem i mbyllur partiak” që ka dërguar vendin në situatën aktuale, ku vetë Parlamenti është “jo funksional”, si dhe kritikoi hapat e ndërmarra deri më tani në reformën në drejtësi.

“A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut, Gjykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj”, shkruan Rama në Twitter.

“Pa diskutim, Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2