Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sekuestrohen 1 mln euro pasuri të paluajtshme dhe para “cash” në Durrës

Nga A2 CNN
22 Maj 2019, 18:18 | Kronikë
Sekuestrohen 1 mln euro pasuri të paluajtshme dhe para “cash”

Pasuri të paluajtshme në vlerë rreth 1 milionë euro dhe një shumë e konsiderueshme të hollash është sekuestruar nga Seksioni Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.

Policia ka bërë të ditur se sekuestrimi i është bërë shtetasit Xhakomin Seferi, 57 vjeç, nga qyteti i Durrësit.

Sipas policisë, është arritur të dokumentohet se 57-vjeçari e ka përfituar këtë pasuri në bazë të aktivitetit kriminal të ushtruar në Itali. Ai është dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale  "Gjobëvenie e kryer në bashkëpunim". Në përfundim të hetimeve u bë sekuestrimi i llogarive bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë