Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shirave iu vjen fundi, fundjava me mot të ngrohtë

Nga A2 CNN
22 Maj 2019, 18:57 | Aktualitet
Shirave iu vjen fundi, fundjava me mot të ngrohtë

Jemi pranë fundit të një pranvere të pasur me shira, por lajmet për motin, më në fund janë të mira.

Sot, Shqipëria dominohet nga kthjellimet, përveç zonave veriore ku priten vranësira dhe shira të përkohshëm.

Po ashtu, dita e enjte dhe e premtja, sjellin pas mesditës shira afatshkurtër në pjesën më të madhe të vendit, por mundësia për shira në zonat bregdetare është shumë e ulët.

Për më tepër, fundjava parashikohet të sjellë kryesisht mot të kthjellët dhe të ngrohtë. Pritet rritje e temperaturave kryesisht në orët e mesditës, duke shënuar maksimume deri 24°C në zonat malore në qytetin e Kukësit, por mbi 27°C në disa qytete të ultësirës Perëndimore, si Shkodra, Lezha, Tirana, Elbasani, Berati, etj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli