Abramovich, “ngrënësi” i trajnerëve. 100 milionë euro për shkarkime

Antonio Conte fitoi betejën ligjore me Chelsea, duke e detyruar klubin që t’i paguante mbi 11 milionë euro dëmshpërblim për vitin e fundit të kontratës.

Me këtë detyrim, “Blutë” e Londrës kaluan kuotën e 100 milionë eurove të shpenzuara vetëm për shkarkimet e trajnerëve. Shifra pritet të rritet, nëse te Chelsea do të vendosin të largojnë edhe trajnerin Sarri.

Prej vitit 2003, kur rusi Roman Abramoviç mori drejtimin e skuadrës, ai ka larguar 9 trajnerë. Duke nisur nga Claudio Ranieri, për të vazhduar me Ancelottin dhe dy herë Jose Mourinhon. Vetëm portugezi ka përfituar plotë 27,5 milionë euro në formë dëmshpërblimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2