Apeli lë në fuqi vendimin, personi kyç i “Vol-Vo 4” do të ekstradohet

Gjykata e Shkallës së parë në Durrës, ka lënë në fuqi vendimin për ekstradimin e Hajri Seferit. Ai  është një nga personat i cili është përgjuar më shumë dhe çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale në operacionin “Vol-Vo 4”.

Me një letër porosi të ardhur nga autoritet italiane, kërkohej ekstradimi i Seferit, për vepra penale të kryera në Itali. Relatori i çështjes, Paulin Çera, ka vendosur të pranojë kërkesën e palës italiane për ekstradimin e Seferit. Mbi të rëndon akuza për vepra penale në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike kryer mes disa shteteve.

Shkarkoni aplikacionin e A2