Basha mbyll takimin me aleatët, i përgjigjet sot me letër Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në një takim krerët e partive aleate. Ky takim vjen dy ditë para organizimit të protestës së radhës kombëtare të opozitës, e cila ka thirrur mbështetësit e saj dhe qytetarë nga i gjithë vendi që të bashkohen të shtunë e 25 majit në një tubim para Kryeministrisë.

Mësohet se pjesë e bisedimeve mes krerëve opozitarë janë dhe hapat që do të ndjekë në vijim koalicioni, ndërsa pak ditë na ndajnë nga hapja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Nga ana tjetër, ky takim i kryetarit Basha me aleatët e tij vjen një ditë pas letrës së hapur që Kryeministri Edi Rama i drejtoi Bashës për t’i kërkuar dialog për zgjidhjen e krizës politike. Mësohet se gjatë ditës, Basha do të kthejë një përgjigje ndaj ftesës së Ramës, duke bërë publike një letër drejtuar qytetarëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN