Bylisi kampion i Kategorisë së Parë, mposht Vllazninë në finale

Edhe pse Vllaznia pati një ecuri të mirë këtë sezon duke siguruar ngjitjen në Superiore, në fund është Bylisi kampion i Kategorisë së Parë.

Në ndeshjen finale të zhvilluar këtë të enjte në stadiumin “Niko Dovana”, ballshiotët triumfuan 1-3 ndaj shkodranëve.

Edhe pse Vllaznia kaloi e para në avantazh me Ignat vetëm pas 17 minutave lojë, Bylisi arriti të përmbysë gjithçka, madje me 3 gola.

Barazimi erdhi 3 minuta pas nisjes së pjesës së dytë me golin e Bej, ndërsa Bajrami shënoi edhe golin e avantazhit në minutën e 61. Ndërkohë, rezultati u vendos në 1-3 në fundin e ndeshjes me golin Ujkës, Bylisi u shpall kampion.

Shkarkoni aplikacionin e A2