Çështja “Shullazi”, të pandehurit rebelohen në sallë, kërkojnë vetting për gjyqtaren

Apeli për Krime të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë një seancë normale ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij.

I pandehuri Gilmando Dani kërkoi nga gjyqtarja e çështjes, Saida Dollani, sqarimin para mediave se kush e ka kërcënuar atë dhe bashkëshortin e saj.

Debati verbal mes tyre përfundoi me vendimin e gjykatës: 30 mijë lekë gjobë dhe përjashtimin nga seanca të të pandehurit Dani në seancat e ardhshme, vendim i cili solli dhe irritimin e të pandehurve të tjerë.

Nga të akuzuar, ata janë kthyer në akuzues, duke aluduar se lajmi për kërcënim është një justifikim i gjyqtares për të kaluar procesin e vettingut.

I pandehuri Endrit Qyqja : “Ti do të kalosh Vettingun mbi kurrizin tonë, por që s’do e lejojmë këtë gjë”.

Pas largimit të të pandehurve, avokatët e tyre kanë vijuar debatet e ashpra me kryesuesen e seancës për mosnjoftimin e palëve në proces. Sipas tyre, njoftimi i personave që janë viktimë në këtë proces, nuk është bërë me qëllim. Deri më tani janë bërë 8 kërkesa për përjashtim të drejtueses së Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollanit, për çështjen “Shullazi”.

Shkarkoni aplikacionin e A2