Deklarata e CDU/CSU, Basha: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës

Pas Edi Ramës, ka ardhur edhe reagimi i Lulzim Bashës në lidhje me deklaratën e dy deputetëve gjermanë të CDU/CSU, të cilët shprehën shqetësimin për krizën politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen pa opozitën.

Në deklaratë, Basha shprehet se mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës.

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë”, mbyllet reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2