Deklarata e CDU/CSU, diplomati Nesho: U evidentua kriza e thellë në Shqipëri

Me anë të një deklarate këtë të martë, dy deputetë gjermanë të CDU/CSU, shprehën shqetësimin për krizën politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen pa opozitën.

Ndërkohë, diplomati Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, i cili ishte “I Ftuari” i Endri Xhafos këtë të enjte u shpreh se “Rama tregoi se është i vetëdijshëm për atë që ata thonë. Në një farë mënyre, evidentohet plotësisht ajo krizë e thellë që ka Shqipëria”.

“Kjo deklaratë merr vlerë sepse Gjermania ka rolin e saj udhëheqës në BE dhe po ashtu edhe dy deputetët kanë pozicione të rëndësishme. Partia e tyre udhëheq koalicionin që drejton në vendin e tyre. Reagimi i Kryeministri tregon se ai është i vetëdijshëm për atë që ata thonë. Në një farë mënyre, evidentohet plotësisht ajo krizë e thellë që ka Shqipëria dhe duhet patjetër që palët të gjejnë mundësinë ta kalojnë këtë krizë pasi sfida është integrimi Europian”.

Më tej, Nesho shprehet se ka një hendek mes mënyrës se si ndërkombëtarët na perceptojnë ne. “Këtu nuk kanë funksionuar shumë gjera. Çështja e kompromentimit të zgjedhjeve, ku një qeveri normale duhet të reflektonte. Para popullit duhet të jepte një zgjidhje të situatës. Demokracia parlamentare, e cila përgjigjet para popullit, reflekton për ngjarje të tilla”, tha Nesho.

Shkarkoni aplikacionin e A2