Deklarata e Metës ndaj EURALIUS, Nesho: Dinjitoze për një shtet

New.Sequence.54 frame 14935 1100x620

“Kemi një ndrojtje ndaj ndërkombëtarëve sepse lidhen interesa të tjera personale, të cilat kërkohen të fshihen ndaj një servilizmi ndaj faktorit ndërkombëtar”.

Kështu u shpreh në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos, diplomati Agim Nesho, teksa komentoi marrëdhëniet e forcave politike në vend dhe ndërkombëtarëve.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB komentoi edhe deklaratat e një dite më parë të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Agim Nesho i vlerësoi ato si dinjitoze.

“Deklarata e Metës ndaj ndërkombëtarëve ishte shumë dinjitoze për një shtet. Ajo deklaratë vuri re një fakt që kjo reformë e drejtësisë nuk ka ecur ashtu si duhet”, tha Agim Nesho.