Fier, sekuestrohet heroinë dhe kokainë. 3 të arrestuar

Policia e Fierit ka njoftuar sekuestrimin e një sasie heroine dhe kokaine, duke arrestuar 3 shtetas gjatë operacionit të koduar “Shënjestra”.

Sipas policisë, janë kapur rreth 1,4 kg heroinë dhe 1 kg kokainë. Kjo sasi lënde narkotike u gjet në banesat e shtetasve të arrestuar, të cilët janë: I. T., 47 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për grabitje me dhunë); G. T., 22 vjeç (djali i I. T), banues në Bishanak, Fier dhe T. T., 51 vjeçe (kunata e I. T), banuese në Bishanak, Fier.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë dhe vijojnë hetimet për të parë implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale. U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z. T., 55 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar për këtë veprimtari kriminale.

Shkarkoni aplikacionin e A2