Frika nga dështimi, May shtyn votimin e legjislacionit për Brexit

Publikuar më: 23/5/2019, ora 19:54
theresa May 1024x614

Frika nga dështimi, May shtyn votimin e legjislacionit për Brexit

Publikuar më: 23/5/2019, ora 19:54

Kryeministrja britanike Theresa May nuk do të publikojë ose debatojë legjislacionin e saj për Brexit deri në fillim të qershor.

Vendimi u bë i ditur nga qeveria dhe vjen pas shtimit të zërave që kërkojnë dorëheqjen e May-t. Fillimisht u njoftua se marrëveshja për Brexit do të dërgohej për votim me 3 qershor, por Londra e shtyu atë pas pakënaqësive që solli prezantimi i planit të ri.

Duke folur në parlament, May ofroi mundësinë e mbajtjes së një referendumi të dytë në këmbim të aprovimit të ujdisë së divorcit nga BE në Dhomën e Komunëve.

Pavarësisht thirrjeve për dorëheqje, zyrtarë të partisë konservatore konfirmuan se May do të jetë në drejtim të ekzekutivit të paktën deri në përfundim të qershorit.