Gjelbërimi “mbyt” Kullën Eiffel. Zbulohet projekti 80 milionë $

Publikuar më: 23/5/2019, ora 11:10

Gjelbërimi “mbyt” Kullën Eiffel. Zbulohet projekti 80 milionë $

Publikuar më: 23/5/2019, ora 11:10

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo ka zbuluar planin për të rrethuar Kullën Eiffel me një kopsht të stërmadh që do të “zhdukë” makinat dhe rrugët rreth e rrotull monumentit.

Projekti prej 80 milionë dollarësh parashikon një hapësirë të gjelbër që shtrihet nga Place Joffre deri te Place du Trocadero.

Ridizenjimi i zonës do të bëhet nga arkitektja amerikane Kathryn Gustafson.