Humori anglez, Manchester City “shkatërron” trofeun e Premier League

Titulli kampion në Angli është një prej trofeve më prestigjiozë në botë. Festa për triumfin e kampionatit të Mançester Siti rrezikoi të kthehej në “dramë”, me kupën që u duk sikur shpëtoi nga dora Agueros dhe De Brujn.

Kupa e shkatërruar

Trofeu u shkatërrua pasi ra nga ballkoni i qendrës stërvitore, ndërsa lojtarët po takonin një grup tifozësh.

“Kupa” e shkatërruar

Megjithatë, në të vërtetë bëhej fjalë për një shaka të televizionit zyrtar të klubit, si mënyrë për të ironizuar ngjarjen e sezonit të kaluar, kur trofeu i ra nga duart Oleks Zinçenkos.

Shkarkoni aplikacionin e A2