Indi, fiton bindshëm partia nacionaliste e kryeministrit Modi

Rezultatet e zgjedhjeve në Indi ende nuk janë definitive, por tregojnë për një fitore të bindshme të  partisë nacionaliste BJP të kryesuar nga kryeministri Narendra Modi.

Ndërkohë që Modi ka siguruar rreth 300 vende në Parlament, rivali i tij i Partisë së Kongresit, Rahul Gandhi, ka siguruar jo më shumë se 51, nga 545 vendet në total.  

Modi është nga figurat politike më karizmatike të dekadave të fundit në Indi

Një sukses i jashtëzakonshëm, që përkon me majën e popullaritetit të kryeministrit Modi.

Një sondazh i muajve të fundit tregoi se rreth 1/3 e votuesve të partisë BJP  e kanë zgjedhur partinë falë figurës së kryeministrit, që ka bindur pjesën më të madhe të 600 milionë votuesve indianë me moto si “së bashku do të rritemi” dhe paraqitjen e një vendi të fortë në kontekstin ndërkombëtar, siç ndodh në konfliktin e hershëm me Pakistanin për rajonin e Kashmirit.    

Rivali i kryeministrit Modi, Rahul Gandhi

Por nuk mungon edhe një qasje e re në fushatën zgjedhore, me fonde të konsiderueshme të destinuara për rrjetet sociale, dhe një prani të madhe të përfaqësuesve të partisë BJP në çdo cep të vendit me 1.3 miliardë banorë.

Shkarkoni aplikacionin e A2