Një ushtarak brazilian vrau 3 persona në një kishë përpara se të vritej nga policia.
Kolonel-lejtnant Rudson Aragão Guimarães mendohet se ishte nën efektin e drogës kur kreu masakrën në Paracatu, mbrëmjen e së martës.
Dëshmitarët i thanë policisë se 39-vjeçari hyri në kishë duke bërtitur se ishte kthyer nga Ferri me një mision për të përmbushur. Në momentin që u vra nga policia ai kishte edhe 6 plumba të tjerë të cilët dukej se kishte ndërmend t’i përdorte.
Policia deklaroi se nuk i ka të qarta shkaqet e këtij sulmi.