Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kërkesa për statusin, minatorët e Korçës protestojnë para Prefekturës

Nga A2 CNN
23 Maj 2019, 11:18 | Sociale
Kërkesa për statusin, minatorët e Korçës

Dhjetëra minatorë kanë protestuar paraditen e kësaj të enjte edhe përpara prefekturës së Korçës. Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të shikojë me përparësi problemin e tyre që ka të bëjë me dhënien e statusit të minatorit.

“Shumë prej nesh kanë marrë sëmundje profesionale, ndërsa shumë të tjerë nuk jetojnë më për shkak të këtyre sëmundjeve”, janë shprehur minatorët në protestën e tyre përpara prefekturës së Korçës.

Ata kanë apeluar për rishikimin e problematikes së tyre, duke kërcënuar se në rast se nuk do të kenë përgjigje pozitive për kërkesat e tyre nga qeveria dhe parlamenti, do të detyrohen të futen edhe në grevë urie.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani