Maqedonia e Veriut, shënohen 105 raste të reja me fruth

Nuk ka të ndalur epidemia e fruthit në Maqedoninë e Veriut. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 105 pacientë të prekur nga kjo sëmundje.  49 raste janë në Shkup dhe 56 në qytete të tjera të vendit.

Instituti i Shëndetit Publik, përmes një deklarate, bën me dije se deri më sot janë 1625 persona të prekur nga fruthi.

Sipas ISHP, ky është numri më i madh i të sëmurëve me fruth në 25 vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN