
Mbahej në qendër ndalimi, vdes një tjetër fëmijë emigrant në SHBA
Shkon në 6 numri i emigrantëve fëmijë që humbën jetën gjatë qëndrimit në qendrat e ndalimit pasi kaluan ilegalisht kufirin amerikan.
Departamenti i Shëndetit thotë se një vajzë 10-vjeçare vdiq në muajin shtator në një spital të Nebraskës për shkak të problemeve në zemër.
Gjithashtu, pati komplikime për shkak të një operacioni që e la në gjendje kome. Versioni zyrtar i autoriteteve amerikane tregon se 10-vjeçarja emigrante ndërroi jetë për shkak të temperaturës dhe problemeve respiratore.
Që prej dhjetorit, 5 emigrantë fëmijë humbën jetën në qendrat amerikane të ndalimit. Zyrtarët theksuan se pritën 8 muaj për të njoftuar vdekjen e 10-vjeçares, pasi media nuk ishte në listën e atyre që duheshin informuar.