Në Kanë nuk mungon as Dua Lipa…

Edicioni i 72-të i Festivalit të Filmit në Kanë mblodhi yje të showbiz, por edhe figura të rëndësishme nga mbarë bota.

Sigurisht, në këtë edicion nuk mund të mungonte edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, e cila është në kulmin e suksesit të saj.

Madje, Dua ishte e ftuar speciale nga Alejandro Agag për premierën e filmit “And We Go Green”.

Këngëtarja 23-vjeçare nuk mund të zhgënjente me paraqitjen e saj. Ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi, transparent, ndërsa e kombinonte atë edhe me aksesorë e veçantë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN