Nesho: Protestat s’janë për mua, por në 30 qershor nuk do të votoj

Në një situatë kur mazhoranca thotë se zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk mund të shtyhen pasi Kushtetuta nuk e lejon një gjë të tillë e ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha, ngulmon se në këtë datë nuk do të ketë zgjedhje, diplomati Agim Nesho u shpreh në emisionin “I Ftuari” se nëse zgjedhjet do të mbahen, atëherë ai nuk do të votojë.

“Me këtë nivel demokracie që ka arritur Shqipëria, duke qenë i ndërgjegjshëm se po shkojmë drejt një regjimi autoritar, që nuk dihet se kur do të përfundojë, unë nuk shkoj në zgjedhje. Nuk mund të jem pjesë e kësaj farse.

Sa i përket protestës së të shtunës. Unë nuk jam njeri i protestave, mund të marr pjesë në diskutime, por nuk dal në protesta”, u shpreh Agim Nesho.  

Shkarkoni aplikacionin e A2