Parlamenti miraton trajtim më të mirë financiar për minatorët, naftëtarët e metalurgët

Parlamenti miratoi me shumicë votash ligjin që rregullon marrëdhëniet financiare të punonjësve të nëntokës.

Pesë orë pasi minatorët kishin mbaruar protestën e tyre përballë Parlamentit, deputetët e miratuan ligjin për ta.

Statusi i minatorit, pensione më të larta për punonjësit e nëntokës dhe disa lehtësi të tjera, janë risitë e këtij ligji që rregullon kryesisht marrëdhëniet financiare. Deputetët diskutuan gjatë rreth përfitimeve të minatorëve.

Tashmë minatorët pritet të marrin përfitimet e ligjit, ndërsa vrulli i protestave do të matet nga plotësimi ose jo i kërkesave të tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN