“Portieri me pizhama” tërhiqet nga futbolli

Portieri hungarez Gábor Király, i cili u bë i famshëm në vitin 2016 pasi ishte lojtari më i vjetër i historisë së Evropianit dhe për pantallonat e gjata, të gjera dhe gri që mbante në fushë, njoftoi tërheqjen nga futbolli profesionist.

“Në moshën 43-vjeçare, pas 26 vitesh dhe 882 ndeshjesh po ndahem nga futbolli i luajtur”, shkroi portieri në faqen e tij të internetit. Király luante për Haladas, në kategorinë e dytë hungareze.

Në karrierën e tij, Király ka luajtur edhe me skuadra si Hertha Berlín, Bayer Leverkusen, Cristal Palace, West Ham, Aston Villa dhe Fulham.

Pas Evropiani të vitit 2016 ai i dha lamtumirën kombëtares hungareze, me të cilën luajti 108 ndeshje.

Shkarkoni aplikacionin e A2