Rama reagon ndaj CDU/CSU: Dakord për dialog, por 30 qershori, jo në dorën time

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, ka reaguar pas deklaratës së publikuar nga dy deputetë gjermanë të CDU/CSU, të cilët shprehin shqetësimin për krizën politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen pa opozitën.

Në reagimin e tij, Rama shkruan se është plotësisht dakord për nevojën e dialogut pa kushte, ndërsa në anën tjetër thotë se data e zgjedhjeve nuk është në dorën e tij.

“U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte.

Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!”, shkruhet në postimin e kryeministrit Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN