Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rama reagon ndaj CDU/CSU: Dakord për dialog, por 30 qershori, jo në dorën time

Nga A2 CNN
23 Maj 2019, 19:15 | Politikë
Rama reagon ndaj CDU/CSU: Dakord për dialog, por 30 qershori, jo në

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, ka reaguar pas deklaratës së publikuar nga dy deputetë gjermanë të CDU/CSU, të cilët shprehin shqetësimin për krizën politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen pa opozitën.

Në reagimin e tij, Rama shkruan se është plotësisht dakord për nevojën e dialogut pa kushte, ndërsa në anën tjetër thotë se data e zgjedhjeve nuk është në dorën e tij.

https://a2news.com/2019/05/23/cdu-csu-deklarate-per-krizen-politike-ne-shqiperi-sugjeron-shtyrjen-e-zgjedhjeve/

“U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte.

https://twitter.com/ediramaal/status/1131607110792429568

Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!”, shkruhet në postimin e kryeministrit Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani