Reforma në drejtësi, Nesho: Retorika politike, e dëmton

Gjatë intervistës në A2 CNN në emisionin I Ftuari të Endri Xhafos, diplomati Nesho foli dhe për reformën në drejtësi dhe problemet që ajo po has.

Sipas ish ambasadorit Nesho, mazhoranca po e përdor politikisht këtë reformë të shumëpritur nga shqiptarët, gjë e cila po e dëmton dhe vetë reformën.

“Mazhoranca u përpoq ta përdorte politikisht reformën në drejtësi duke thënë që unë e përfaqësoj. Ne e shohim dhe tani këtë retorikë, e cila është e gabuar për interesat që ka vendi.

Është në përfitim politik të tyre për një afat të shkurtër dhe kjo ka dëmtuar dhe vetë reformën. Ajo që ka bërë që kjo reformë mos ketë sukses është pikërisht kjo situatë skandaloze.”, u shpreh diplomati Nesho.

Shkarkoni aplikacionin e A2