Ronaldo “lë” futbollin për Formula 1… për një ditë

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, të paktën për një ditë ka “braktisur” skuadrën e tij të Juventusit dhe ka udhëtuar për në Monaco, atje ku do të mbahet gara e radhës e Formula 1.

Një ditë më parë, e dashura e tij Georgina Rodriguez u fotografua në Kanë, ku mori pjesë në Festivalin e Filmit, ndërsa tashmë është bashkuar me CR7-ën dhe djalin e tij të madh.

Ata janë fotografuar teksa kanë ndjekur sesionin e kualifikuesve të Formula 1 në Çmimin e Madh të Monakos.

Shkarkoni aplikacionin e A2