Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

SHBA, 3 viktima nga tornadoja

Nga A2 CNN
23 Maj 2019, 13:14 | Bota
SHBA, 3 viktima nga tornadoja

Moti i keq gjunjëzon zonën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur pasi një tornado e fuqishme preku Mizurin në Miduest. Bilanci është konfirmuar nga autoritetet amerikane, që u bënë thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin daljet jashtë banesave.

Stuhia preku kryesisht kryeqytetin me shira të rrëmbyer, breshër, erëra të forta dhe vetëtima. Dëme të konsiderueshme janë regjistruar përreth këtij shteti. Mijëra banorë mendohet të jenë pa energji elektrike. Stuhi pati gjithashtu dhe në Oklahoma dhe Teksas, ku janë verifikuar dhe përmbytje të shumta.

Kevin Stitt, guvernator i Oklahomës, deklaroi: “Probleme nuk kemi vetëm në zonën e Tulsës, por edhe përgjatë lumit. Qytetarët duhet të tregojnë kujdes dhe t’u binden personave të angazhuar në menaxhimin e emergjencave”.

Imazhe të shumta në rrjete sociale tregojnë ndërtesa të dëmtuara, linja korenti të këputura dhe pemë të rrëzuara. E premtja pritet të sjellë sërish stuhi të tjera në shtetet qendrore të SHBA. Zyrtarët e emergjencave u kanë kërkuar banorëve që rrezikojnë të përmbytjen që të pranojnë evakuimet. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë