Tunele nëntokësore në Las Vegas

Las Vegas ka aprovuar një marrëveshje me kompaninë e Elon Musk për “The Boring Company”. Sipas Konventës Las Vegas dhe Autoritetit të Vizitorëve, kontrata arrin vlerën e më shumë se 48 milionë dollarëve. “The Boring Company” do të dizajnojë dhe ndërtojë atë që autoritetet e quajnë “People mover” për qendrën e konventës. Synimi është të lëvizin pasagjerë dhe automjete elektrike autonome përgjatë një tuneli.

Musk njoftoi në profilin e tij në Twitter se projekti do të nisë zbatimin brenda dy muajsh. Ndërkohë, për qendrën e Konventës Las Vegas afati i planifikuar është data 20-21 janar e vitit të ardhshëm. Kompania e miliarderit synon gjithashtu të ngrejë rrjete të ngjashme në Los Anxhelos dhe zona të tjera të mbipopulluara me trafik të lartë të automjeveve.

Shkarkoni aplikacionin e A2