Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Turistët të padëshiruar, Amsterdami do të reduktojë numrin e vizitorëve

Nga A2 CNN
23 Maj 2019, 17:43 | Lifestyle
Turistët të padëshiruar, Amsterdami do të reduktojë

Ndërsa qytete të ndryshme të botës po luftojnë për t’i shtuar vizitorët, ndryshe vepron kryeqyteti i Holandës.

I famshëm për tolerancën, shtëpizat dhe kanalet, Amsterdami po i nënshtrohet një ndryshimi radikal në sjellje, të paktën kur vjen puna për miliona turistë që dëshirojnë ta shikojnë atë çdo vit.

Siç duket, toleranca ka arritur limitet e saj në kryeqytetin holandez, i cili po u bën thirrje vazhdimisht vizitorëve që të drejtohen për në vende të tjera. Kjo sjellje është ndikuar nga frustrimi i banorëve që ankohen se ndihen të pushtuar nga turistët, që përdorin rrugicat e biçikletave si shesh lojërash.

“Presioni është shumë i lartë. Ne nuk duam të kthehemi në një Venecia të dytë. Problemi që po hasim aktualisht është se Amsterdami është shumë i pëlqyer nga turistët, kemi shumë të tillë që vijnë ta vizitojnë qytetin”, tha Ellen van Loon, arkitekte.

Holanda arkëton 82 miliardë euro në vit nga turizmi, por shumë banorë mendojnë se numri i lartë i vizitorëve po shkatërron shpirtin e këtij qyteti kozmopolitan. Zyrtarët holandezë morën një vendim radikal që të ndalonin reklamimin e vendit si një destinacion turistik. Raporti i tyre “Perspektiva 2030” thekson se përqendrimi kryesor do të jetë në menaxhimin e destinacionit se sa në promovimin e tij. Amsterdami është vizituar nga 18 milionë turistë në 2018, ndërsa për 2030 parashikohen 42 milionë vizitorë. Për të ulur numrin e tyre, bashkia ka hequr disa atraksione, përfshirë shenjën “I Amsterdam”. Gjithashtu kufizime do të vendosen edhe për “Red Light District”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani