Zgjedhjet e 30 qershorit, mbërrin ekipi i OSBE-ODIHR, i drejtuar nga Glover

Ka mbërritur në Shqipëri, misioni i OSBE-ODHIR që do të vëzhgojë procesin zgjedhor të 30 qershorit. Misioni i drejtuar nga Audry Glover ka nisur takimet në kuadër të monitorimit të zgjedhjeve.

Paraditen e së enjtes, vëzhguesit kanë takuar anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku anëtarët i bënë ekipit vëzhgues një panoramë të shkurtër të përgatitjeve të deritanishme për procesin e zgjedhjeve.

Burime të A2 CNN konfirmojnë se misioni do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive politike të mazhorancës dhe opozitës.

Kjo nuk është hera e parë që Audry Glover është pjesë e ekipit vëzhgues të OSBE për zgjedhjet. Ajo ka monitoruar zgjedhjet në 1996 dhe në 2009.

ODIHR do të ketë 18 vëzhgues afatgjatë që do të monitorojnë zgjedhjet në Shqipëri. 

Shkarkoni aplikacionin e A2