
Zgjedhjet në Indi, fillon numërimi. Modi drejt mandatit të dytë
India ka nisur numërimin e mbi 600 milionë votave për zgjedhjet e përgjithshme.
Koalicioni i drejtuar nga kryeministri në detyrë, Narendra Modi, pritet të sigurojë një mandat tjetër, pasi sondazhet parashikojnë një fitore të thellë ndaj opozitës.
Aleanca Kombëtare Demokratike pritet të sigurojë mbi 272 vende në Parlament, që nevojiten për krijimin e maxhorancës në Dhomën e Ulët.
Megjithatë, rezultati përfundimtar pritet të bëhet publik gjatë orëve të para të së premtes. Në nisje të fushatës, Modi ishte nën presion për shkak të rritjes së çmimeve dhe papunësisë.
Por, partia e tij nacionaliste fitoi pikë nga konflikti me Pakistanin.