Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zjarr në një garazh në Tiranë, digjet automjeti

Nga A2 CNN
23 Maj 2019, 18:58 | Kronikë
Zjarr në një garazh në Tiranë, digjet automjeti

Një vatër zjarri është regjistruar, në orët e pasdites së të enjtes, në një garazh pranë “Rrugës së Elbasanit”. Si pasojë e zjarrit është djegur një automjet në pronësi të shtetasit E.L.

Forcat e zjarrfikësve kanë vënë zjarrin në kontroll duke mos lejuar që flakët e tij të shkaktonin dëme të tjera. Paraprakisht, dyshohet se zjarri në garazh ka rënë aksidentalisht.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli