Braçe: Politika po lufton për të marrë drejtësinë

Reforma në Drejtësi, ka dështuar pasi pjesë e hartimit të saj nuk u bënë palët e interesit. Arben Braçe, një prej drejtuesve të Institutit për Drejtësi dhe Zhvillim, deklaron se metodologjia që u përdor për hartimin e reformës ishte “sui generis”.

Braçe thotë se me Reformën në Drejtësi, politika synoi të bënte revolucion, duke asgjësuar armikun dhe kundërshtarin politik. Palët e interesit qëllimisht u lanë jashtë hartimit të reformës, duke sjellë këtë rezultat, pasojat e të cilët bien mbi qytetarin dhe sistemin.

Dikush që ka problem me drejtësinë, sipas Braçes, sot nuk do ta gjejë më të drejtën e tij. 31 mijë çështje ligjore që presin të zgjidhen në Gjykatën e Lartë, mbetën peng i dy gjyqtarëve që presin të dalin në vetting, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka pushuar së funksionuari.

Shkarkoni aplikacionin e A2