Bushi pa kompromis: Rezultat ose dalim nga objektivat

Presioni për pikë dhe për rezultate ka nisur të ndihet edhe te Shpresat. Nëse deri më tani trajnerët janë mbrojtur me moton “për të përgatitur elementët e rinj për Kombëtaren”, Alban Bushi nuk e pranon një diskutim të tillë.

Sipas trajnerit kuqezi, ndeshja e 7 qershorit në Turqi është tejet e rëndësishme për edicionin e përfaqësueses së 21-vjeçarëve.

“Ne duam të çojmë lojtarë lart, por kryesorja është të fitojmë. Është ndeshja e tretë e jona dhe kemi vetëm një pikë. Nëse nuk marrim rezultat pozitiv, do ta kemi të vështirë të kapim vendin e dytë”, tha Bushi.

Mungesat për këtë ndeshje janë të shumta, me 5 titullarë që nuk janë në dispozicion të skuadrës, duke e detyruar Bushin që me zgjedhjet e tij të djegë etapat për disa lojtarë të perspektivës.

Pas ndeshjes kualifikuese me Turqinë, Shpresat do të luajnë edhe dy miqësore në shtëpi ndaj Uellsit, në datat 9 dhe 11 qershor.

Shkarkoni aplikacionin e A2