Da Vinci në “Buckingham Palace”

Veprat më të famshme të Leonardo Da Vinci-y, apo edhe skicat e tij përgatitore, të disa prej punëve më të mira, do të shfaqen për publikun në “Buckingham Palace”, në atë që është konceptuar si një prej ekspozitave më të mëdha për punët e artistit në më shumëse 65 vjet.

Ekspozita “Leonardo da Vinci, një jetë në pikturë”, që vjen në kuadër të 500-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, është çelur në Galerinë e Mbretëreshës Elisabeth II dhe në të do të shfaqen 200 pikturat më të famshme të artistit rilindës.

Pikturat e Da Vinci-t, të siguruara gjatë mbretërimit të Mbretit Charles II, kanë qëndruar gjithnjë bashkë që pas vdekjes së tij, më 2 maj 1519 në Luginën Louire të Francës. “Pikturat tregojnë qartë se Leonrado ishte një praktikues serioz I skulpturës, arkitekturës, inxhinierisë dhe një shkencëtar, në fusha në ndryshme. Ai ishte një figurë e plotësuar por piktura ishte aktiviteti që bënte bashkë të gjithë talentet e tij”, tha Martin Clayton, kurator ekspozite. “Vizatimet e tij shfaqin një lloj melankolie. Ky nuk është Leonardo, por është filozofi brenda tij”.

Mes veprave në ekspozitë, bëjnë pjesë edhe disa skica përgatitore për veprat “Darka e Fundit” dhe “Salvator Mundi”, portret i Krishtit, që u shndërrua në pikturën e tij më të kushtueshme, shitur në një ankand në vitin 2017 për shifrën rekord të 450 milionë dollarëve.  

Shkarkoni aplikacionin e A2