Detyrimet e papaguara, Tatimet mbledhin 2.6 miliardë lekë në prill

Tatimet kanë nisur të mbledhin me forcë borxhin tatimor, thënë ndryshe detyrimet e papaguara të bizneseve. 

Për periudhën Janar-Prill, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka mbledhur 7.6 miliardë lekë detyrime, apo rreth 2.2 miliardë lekë më shumë se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Sipas të dhënave të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ky borxh arrinte në fund të 2018-s në 107 miliardë lekë. Ndërkohë, sipas vetë administratës tatimore, numri i subjekteve debitore arrin në mbi 25 mijë biznese, nga të cilat 561 janë shtuar vetëm në 3 muajt e parë të vitit.

Objektivi i këtij viti për strukturat e mbledhjes me forcë të detyrimeve të papaguara është rritja e arkëtimeve me 10% për të njëjtat periudha të vitit të vitit 2018. 

Shkarkoni aplikacionin e A2