Dorëheqja e May, Komisioni Evropian: Ujdia për Brexit-in nuk ndryshon

Publikuar më: 24/5/2019, ora 14:46
KE

Dorëheqja e May, Komisioni Evropian: Ujdia për Brexit-in nuk ndryshon

Publikuar më: 24/5/2019, ora 14:46

Edhe Komisioni Evropian reagoi për dorëheqjen e kryeministres britanike, Theresa May, duke vlerësuar figurën dhe punën e saj.

Në një deklaratë, Presidenti Jean-Claude Junker thekson se nuk eshte i gëzuar për lajmin e marrë dhe e përshkruan shefen e qeverisë së Londrës si një grua kurajoze për të cilën kishte shumë respekt.

Vlerësim të lartë për May shprehu edhe kryenegociatori i BE-së për Brexit, Mishel Barnië. Ndër të tjera, Komisioni Evropian saktësoi se marrëveshja për Brexit-in nuk do të ndryshojë pas zhvillimeve të fundit.