Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjykata e Lartë në kolaps, mban peng 31 mijë çështje

Nga A2 CNN
24 Maj 2019, 21:09 | Aktualitet

Pas Gjykatës Kushtetuese, edhe Gjykata e Lartë u detyrua të mbyllë dyert për qytetarët në konflikt me ligjin. Drejtësia në këtë godinë ka mbetur së punuari edhe në tik-takun e kohës. Shkak u bë vetting-u, ose i njohur ndryshe si gjyqi pasuror që ju bë edhe kësaj shtrese të lartë të drejtësisë në vend.

https://a2news.com/2019/05/24/brace-politika-po-lufton-per-te-marre-drejtesine/

Në sallat e Gjykatës së Lartë nuk zhvillohen më procese gjyqësore. Drejtësia, që është e vërteta në veprim, është stakuar gjithashtu. Dosjet me objekt konfliktet ndaj qytetarëve dhe ato që lidhen me pronën dhe pasurinë vetjake nuk marrin dot një përgjigje përfundimtare. Verdikti për to, ka stopuar.

https://a2news.com/2019/05/24/shehu-reforma-ne-drejtesi-preu-gjymtyret-e-sistemit/

Dosje të mbartura që prej vitit 2018, numërohen mbi 28 mijë. Mbi 3000 janë ato të ardhura që prej janarit të këtij vit , 468 prej tyre janë marrë në dhomën e këshillimit dhe vetëm 12 dosje janë gjykuar në seancë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë