
Kërcënimi nga Irani, SHBA dislokon 1500 trupa në Lindjen e Mesme
Shtetet e Bashkuara njoftuan ditën e premte dislokimin e 1500 trupave në Lindjen e Mesme, duke e përshkruar këtë lëvizje si një përpjekje për t’u mbrojtur nga Irani, të cilin e akuzon dhe për sulmet gjatë këtij muaji ndaj disa anijeve naftëmbajtëse.
Presidenti Trump e njoftoi zyrtarisht lëvizjen për të dërguar trupa në Lindjen e Mesme dhe e përshkroi atë si një masë mbrojtës.
Mes trupave që do të dërgohen në Lindjen e Mesme do të ketë personel për mbrojtjen raketore, vëzhgimin ajror dhe inxhinierë për fortifikimin e mbrojtjes.
“Ne duam të kemi mbrojtje në Lindjen e Mesme. Do të dërgojmë një numër relativisht të vogël trupash, vetëm për këtë arsye”, u shpreh presidentit Trump, ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Japoni.