Lufta tregtare SHBA-Kinë, ekonomia botërore mund të kalojë në recesion

Publikuar më: 24/5/2019, ora 17:24
LUFTA TREGTARE frame 795 1024x576

Lufta tregtare SHBA-Kinë, ekonomia botërore mund të kalojë në recesion

Publikuar më: 24/5/2019, ora 17:24

Nëse bisedimet mes dy superfuqive të mëdha të botës dështojnë, ekonomia globale do të kalojë në recesion. 
Paralajmërimi ka ardhur nga “Morgan Stanley”, ku thekson se situata do të ishte katastrofike, në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin të rrisin tarifat me 25% për 300 miliardë dollarë mallra kineze. 
Ky skenar do të sillte rritje të çmimeve për konsumatorët si dhe fitime më të ulëta për kompanitë. 
Ndërkohë, rritja e tarifave të Trump, nga ana tjetër, do të përkthehej edhe në më pak vende pune. 
Deri më tani, pavarësisht bisedimeve të herëpashershme, palët nuk kanë arritur të gjejnë ende një zgjidhje.