Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rihanna dhe Louis Vuitton prezantojnë linjën e re të veshjeve

Nga A2 CNN
24 Maj 2019, 14:53 | Showbiz
Rihanna dhe Louis Vuitton prezantojnë linjën e re të veshjeve

Rihanna ka zbuluar koleksionin e saj të veshjeve në bashkëpunim me Louis Vuitton, në një lëvizje të rrallë që grupi francez realizon, duke bashkëpunuar me një të jashtëm.

Koleksioni i ri do të mbajë emrin “Fenty”, emri i plotë i këngëtares nga Barbadosi, Robyn Rihanna Fenty dhe do të përmbajë përveç veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve, edhe produkte komzetike. Prezantuar për herë të parë në Paris, veshjet e këtij koleksioni ofrojnë linja të strukturuara, me xhaketa të bardha apo në ngjyrë bezhë me shpatulla të fryra apo edhe fustane që nxjerrin në pah linjat.

“Gruaja Fenty nuk mund të shpjegohet. Gruaja Fenty vishet sipas humorit dhe sipas rastit. Mendoj se të gjitha femrat kështu janë, zgjedhin nga garberoba veshje sipas humorit të momentit. Unë e bëj këtë gjithë kohën, ndaj dhe brendi im këtë reflekton”, tha Rihanna.

Një pjesë e koleksionit të saj i kushtohet edhe meshkujve, me xhaketa xhins apo pallto. Shtëpia e modës Louis Vuiton pranoi këtë bashkëpunim me Rihanën me syninim për të tërhequr gjithnjë e më shumë edhe klientë të rinj. 

“Jam shumë e emocionuar sa herë që më vijnë mundësi të tilla. Kurrë më parë nuk kam ndërmarrë një nismë kaq të madhe, me një ekip kaq të madh. Louis Vouitton është një makineri e jashtëzakonshme, ndaj të punosh me ta duhet vetëm të presësh më të mirën”, shtoi Rihanna. 

Me 70,5 milionë ndjekës në Instagram dhe me kredencialet e një fashion dizajneri tashmë, e njohur botërisht për paraqitjet e saj mbi tapetin e kuq, Rihanna vijon të gëzojë frytet e suksesit në modë dhe muzikë. Në kontrast me brendet e tjera të Louis Vuitton, produktet Fenty do të kenë çmime më normale, nga 600-800 euro për një fustan, sandale 500 euro apo bizhu deri në 300 euro.

Tashmë, Rihanna ka edhe dyqanin që mban emrin e saj në Paris, por brendi i saj do të shitet në 14 shtete, në Europë dhe Amerikë.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë