Robben, Ribery dhe Rafinha i japin lamtumirën Bayernit

Franck Ribery dhe Arjen Robben i kanë dhënë fund karrierës me Bayern Munchen pas më shumë se një dekade të lavdishme dhe të mbushur me trofe.

Dy legjendat bavareze, së bashku me veteranin tjetër Rafinha, u përshëndetën për herë të fundit me stafin dhe lojtarët në një ditë që padiskutim do të mbetet gjatë në memorien e mbështetësve të Bayern.

Si Robben, ashtu edhe Ribery e mbyllën aventurën e tyre në Gjermani në mënyrën më të mirë të mundshme.

Së bashku ata shënuan në takimin më vendimtar, në ndeshjen e fundit që i mundësoi bavarezëve edhe titullin e shtatë me radhë.

Shkarkoni aplikacionin e A2