SHBA ngre 17 akuza të reja ndaj Julian Assange

Publikuar më: 24/5/2019, ora 11:58
assange

SHBA ngre 17 akuza të reja ndaj Julian Assange

Publikuar më: 24/5/2019, ora 11:58

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ngriti 17 akuza të reja kundër themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.

Ky i fundit po përballet me kërkesën e vazhdueshme për ekstradim nga Mbretëria e Bashkuar. 

Ai u akuzua së fundmi për shkelje të aktit të spiunazhit amerikan, pasi ka marrë dhe publikuar në mënyrë të paligjshme emrat e burimeve sekrete.

Muajin e kaluar, Assange u akuzua edhe për konspiracion, pasi në bashkëpunim me ish-analisten e Inteligjencës, Chelsea Manning, fitoi qasje në rrjetin e Pentagonit.

47-vjeçari u arrestua më 11 prill nga policia britanike pasi Ekuadori i hoqi mbrojtjen diplomatike.