Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shehu: Reforma në Drejtësi preu gjymtyrët e sistemit

Nga A2 CNN
24 Maj 2019, 20:07 | Aktualitet
Shehu: Reforma në Drejtësi preu gjymtyrët e sistemit

Nëse kolonat e Gjykatës së Lartë simbolizojnë gjymtyrët e drejtësisë dhe themelet në të cilat ajo ngrihet, për juristët, Reforma në Drejtësi i ka prerë ato. Gjykata e Lartë, shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor e cila njehson praktikat dhe standardet në raport me ligjin, tashmë nuk funksionon, duke ju bashkuar asaj Kushtetuese.

Për avokatin Isuf Shehu, Reforma në Drejtësi ka prerë gjymtyrët e sistemit por nga ana tjetër nuk mund të themi se është e dështuar. 31 mijë e 400 dosje presin të shqyrtohen në këtë gjykatë, ndërsa çdo ditë regjistrohen kërkesa për gjykim.

Shehu shprehet se institucionet duhet të jenë gati për të bërë zëvendësimin e prokuroreve dhe gjyqtarëve, që të mos humbasë kohë. Data e fundit kur Gjykata e Lartë ka funksionuar ishte 23 prilli. Aktualisht ajo nuk funksionon, pasi njëri prej tre anëtarëve të mbetur, Edmond Islamaj, u shkarkua nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli