Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

SpaceX, raketa “Falcon 9” lëshon drejt hapësirës 60 satelitë

Nga A2 CNN
24 Maj 2019, 14:58 | Teknologji
SpaceX, raketa “Falcon 9” lëshon drejt hapësirës 60

“SpaceX” ka nisur drejt hapësirës sistemin e tij “broadband”. Kompania e Elon Musk ka lëshuar raketën “Falcon 9” nga Caoe Canaveral i Floridas, brenda së cilës ndodheshin 60 satelitë të aftë për t’u siguruar përdoruesve lidhje në internet me shpejtësi shumë herë më të lartë.

Firma e sipërmarrësit miliarder Elon Musk synon që të lëshojë në hapësirë thuajse 12 mijë anije kozmike për rrjetin e tij “Starlink”. “Space X” është një prej grupeve tregtare që kanë leje për të hedhur në hapësirë një “megakonstelacion” interneti. Mes të tjerave është edhe start up-i i “OneWeb” me qendër në Britaninë e Madhe.

Edhe Amazon, gjigandi i shitjeve “online” ka ambicie në këtë treg dhe po punon për një propozim me 3200 satelitë, njohur si projekti “Kuiper”. Pavarësisht ndryshimeve, të gjitha idetë kanë një synim të përbashkët: të dërgojnë anije kozmike në orbitën e ulët të tokës në më pak se 2 mijë km mbi planet.

Kjo, sipas tyre, do të minimizojë vonesat e lidhjeve në internet. Secili prej satelitëve lëshuar nga SpaceX peshon 227 kg dhe është i përbërë nga antena të shumëfishta. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu